“Ka lëndime të rëndë në kokë dhe krah”- Deputeti serb rreh me raketë tenisi pronarin e një klinike private

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç është përfshirë në akte dhune pasditen e djeshme. Mediat e huaja raportojnë se Jovanoviç ka rrahur me raketë tenisi pronarin e një klinike private për terapi fizike.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizike në pronësi të D.I, 41 vjeç.

Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë tenisi”.

Sipas raportit të policisë, në bazë të dëshmisë, kreu i PLS-së ka goditur në kokë dhe trup personin D.I.

Dejan Dubajić, përfaqësuesi ligjor i Klinikës së Terapisë Fizike tha se klienti i tij kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Unë menjëherë thirra policinë dhe erdha. Klienti im ka lëndime të rënda trupore, në kokë dhe krahë, ndërsa mbron veten nga goditja me një raketë”, tha Dubajić.

Prokuroria e Beogradit ka nisur hetimet për incidentin.  Përveç kësaj, organi i akuzës po verifikon nëse Jovanović ka shkelur karantinën pasi u la i lirë nga spitali ku po mjekohej nga Covid 19.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme