Ajet Isufi, bashkëshorti i së resë që tentoi hedhjen në Bunë më 4 fëmijët e mitur, është ndeshur me vjehrrën e tij në emisionin “Me zemër të hapur”, në News 24, në lidhje të drejtpërdrejtë.
Ka qenë e ëma e vajzës e cila ka akuzuar Ajet Isufi si një person që ka arritur të ngacmojë koleget e saj të punës, referuar gjithashtu dhe deklaratës së tij të mëparshme ku pranoi se ka tradhtuar bashkëshorten e tij.
Po kështu vjehrra deklaroi se familja ka ngelur pa shtëpi, pasi Ajet Isufi nuk ishte një person i përgjegjshëm. Ajo shton se ka qenë fqinja personi që ka strehuar të bijën dhe 4 fëmijët e mitur për shkak të papërgjeshmërisë së tij.
Ajet Isufi i mohoi këto të gjitha duke u shprehur se e vjehrra po mashtron, e se prej 8 vitesh është kërcënuar nga vjehrri i tij.
E ëma e 27 vjeçares përfundoi se ka foto të shenjave të dhunës që ai ka ushtruar ndaj vajzës së tij, ndërkohë përpara këtij debati Ajet Isufi deklaroi se nuk ka ushtruar dhunë fizike.
Debati LIVE:
“I kemi dërguar për të ngrënë, i kemi mbajtur me të gjitha të mirat. I dimë të gjitha gjërat e tij, tani e 8 vite. Ka ngacmuar shoqet e punës time, më ka thënë “a është Ajeti ky”. Edhe në 12 të natës kemi shkuar për problemet që ka pasur Ajeti, se na merrte goca në telefon. Jemi lodhur shumë me këtë muhabet, në 8 vite”, tha e ëma.
“Kam 8 vite që kërcënohem prej burrit tënd”, u shpreh Ajet Isufi.
“Kamerat i kemi të regjistruara. Vajza dhe fëmijët janë shumë të mirë. Kam shkuar ta marr në Tiranë, e ka lënë mes katër rrugëve. E ka nxjerrë nga shtëpia me 4 fëmijët. Atë natë i rashë vajzës në telefon dhe nuk dinte të tregonte se ku ishte. Më tha më ka nxjerrë jashtë me gjithë fëmijët, e ka strehuar komshia që i kishte dhënë me qira”, shtoi ajo.
“Mashtron”, u shpreh ai.
“Ai ishte larguar, ka pasur probleme edhe me pronarët e shtëpisë, kanë kapur vajzën dhe ia ka thënë. Unë i kam të gjitha fotot, dhunimin e vajzës që i ka bërë”, shprehet nëna e 27-vjeçares.
LEXO EDHE: