Ka nisur procedura për transferimin e disa të burgosurve në rastin “Lagja e Trimave”

Ka filluar procedura e transferimit të disa të burgosurve në rastin “Lagja e Trimave”, përkatësisht të të dënuarve të cilët kërkojnë transferim në Kosovë, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Ministria e Drejtësisë njofton se në proces janë përfshirë disa institucione, ndërsa pas mbarimit të procedurës në Maqedoninë e Veriut, do të njoftohen institucionet në Kosovë për procedurë të mëtejme. Shkupi do ta respektojë marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar, e miratuar në vitin 2012.

“Kanë arritur kërkesat për transferim dhe do të procedohen në përputhje me Marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar dhe Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materiet penale. Bëhet fjalë për procedurë komplekse në të cilën marrin pjesë më shumë subjekte dhe duhet plotësuar disa kushte. Për shkak se procedura udhëhiqet nga organet vendase, vendi amë i personave të dënuar do të njoftohet vetëm pas përfundimit të procedurës dhe më pas fillon procedura në shtetin tjetër”, njoftojë nga Ministria e Drejtësisë.

Deri të premten do të ketë kërkesa të reja për transferim. Avokati Naser Raufi ka nisur 6 kërkesa, Artene Ademi gjithashtu 6 kërkesa, 5 për në Kosovë dhe një për në Shqipëri, ndërsa Mefail Arsllani një kërkesë. Transferim në Kosovë nuk duan të dënuarit Hajrush Avdija, Shefqet Hallaqi dhe Valdet Zekaj. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kushti për realizimin e transferimit të personave të dënuar, sipas marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara mes qeverive të tri shteteve, konventave ndërkombëtare dhe Konventës Evropiane për transferimin e personave të dënuar e nënshkruar në Strasburg në vitin 1997 është njohja e akuzës dhe vendimit gjyqësor. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. Nga të dënuarit, 16 prej tyre janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas gjerman ndërsa të tjerët shtetas të Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme