Ka nisur seanca gjyqësore në Colmar – shqyrtohen provat e Serbisë kundër Haradinajt

Ramush Haradinajt, mbrojtjes së tij dhe Gjykatës së Colmarit në Francë, Prokuroria e Beogradit për Krime Lufte do t’ua prezantojë dosjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, në seancën gjyqësore që ka nisur të mërkurën në ora 11:00.

Haradinaj, sipas Prokurorisë serbe dyshohet se ka kryer krime ndaj popullsisë civile, në qershore të 1999, pasi NATO kishte intervenuar në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Pas seancës së sotme, ku do të prezantohet dosja e Serbisë nga ish-komandantit të UCK-së për Zonën e Dukagjinit, javën tjetër pritet të jepet vendimi ndaj tij dhe kërkesë së Beogradit për ekstradim në Serbi.

Kreu i AAK-së ndodhet në Francë, i liruar me kusht, pasi u arrestua në aeroportin e Bazelit, më 4 Janar të këtij viti, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Serbia nga viti 2004.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme