“Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes kompanive të tij private”- PD kërkesë në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sina

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, mësohet se do t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.


Sipas demokratëve, deputeti socialist ka përfituar miliona lek nga buxheti i shtetit përmes kompanisë së tij private.

“Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit”, thuhet në njoftim.

PD ka njoftuar se mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe nga Buxheti i Shtetit, do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

Njoftimi i PD:

Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme