Ka rënie të vaksinimit të rregullt në Maqedoninë e Veriut për shkak lëvizjeve të forcuara anti-vakser

Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se vaksinimi është mënyra më serioze për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, por edhe njëra nga investimet më të suksesshme dhe të vyeshme për shëndetin publik, ndërsa mjekët kanë rol kyç në shpërndarjen e saj.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, ato janë thellësisht të testuar dhe janë dëshmuar për ndaljen e sëmundjeve serioze, duke shpëtuar miliona jetë çdo vit”, deklarojnë nga Oda e Mjekëve.

Ata vlerësojnë se politikat shëndetësore duhet të mbështesin punonjësit e shëndetësisë dhe në vazhdimësi të sigurojnë informacione objektive për qytetarët dhe të luftojnë kundër informacioneve të rrejshme.

“Për shkak pandemisë dhe lëvizjeve të forcuara anti-vaksinë, ka rënie të pranimit të vaksinimit të rregullt, veçanërisht për vaksinimin e fëmijëve në vendin tonë”, deklarojnë nga Oda, duke theksuar nevojën për vaksinimin e 95%.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme