Kabineti i Ivanovit: Nëse Zaev jep një deklaratë, mandatin e merr për një minutë

Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në bashkëpunim me partitë parlamentare të cilat ia dhanë nënshkrimet për mandatin, janë duke kërkuar rrugëdalje nga bllokada e krijuar në Kuvend. Nuk bëhen të ditura detaje lidhur me këto përpjekje, por premtohet se bllokada mund të tejkalohet së shpejti.

Mirëpo nga kabineti i presidentit kanë thënë për fokus.mk, se përkundër përfundimit të konstituimit të Parlamentit, pas të cilit aktivizohen afatet kushtetuese, ekziston edhe një pengesë tjetër, që duhet të tejkalohet për të marrë mandatin.

“Zoran Zaev patjetër duhet publikisht ta dënojë dhe të heqë dorë nga platforma e Tiranës respektivisht nga deklarata shqiptare. mjafton vetëm një deklaratë dhe do ta marrë mandatin për një minutë”, kanë thënë jozyrtarisht nga kabineti i Ivanovit, transmeton Gazeta Lajm.

Megjithatë në LSDM janë decid se Zaev nuk ka pse të distancohet nga e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, sepse ai veçmë ka publikuar programin e qeverisë së re.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme