Të martën kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.
90 për qind e kuadrove të LSDM-së janë emra të rinj, ndërsa nga ministrat e deritanishëm mbeten vetëm 4 përfshi edhe Lupço Nikollovskin i cili mësohet se do të propozohet për ministër të Bujqësisë.
Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit | Sllavica Gërkovska (ish deputete) |
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike | Fatmir Bytyqi (vazhdon mandatin) |
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane | Bojan Mariçiq (ish ministër i Drejtësisë) |
Ministër i Punëve të Brendshme | Oliver Spasovski (vazhdon mandatin) |
Ministër për Punë dhe Politikë Sociale | Jovana Trençevska (drejtoreshë e ISHP-së |
Ministër i Mbrojtjes | Sllavjanka Petrovska (deputetet) |
Ministër i Drejtësisë | Nikolla Tupançevski (profesor universitar) |
Ministër i Kulturës | Bisera Kostadinovska Stojçevska (deputete) |
Ministër i Bujqësisë | Lupço Nikollovski (rikthehet në Bujqësi) |
Nga radhët e partisë Alternativa në bazë të marrëveshjes Zaev-Gashi, ministra do të propozohen Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor-përgjegjës për mërgatën. Nga radhët e BDI-së ndryshon pozicion vetëm Jeton Shaqiri, i cili pritet të propozohet ministër i Arsimit, ndërsa deri tani ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Goran Milevski mësohet se do të mbetet Ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare si pjesë e Qeverisë nuk do të ketë pozitë ministrore.
Seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën. Më 18 janar, Kovaçevski do të pret në takim homologun e tij bullgar, Kiril Petkov. / Alsat.mk