Kaçanik: Arratiset i dënuari për terrorizëm

Policia e Kosovës nuk ka arritur ta dërgojë në vuajtje të dënimit personin me inicialet F.D. të dënuar nga gjykata për pjesëmarrjen në luftën në Siri.

Kallxo.com mëson se gjatë të mërkurës njësitë e policisë në Kaçanik kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e të kërkuarit në një vend publik në këtë qytet.  Personi në fjalë i lokalizuar ka arritur ti ikën policisë pa therë në këmbë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Agim Gashi.

“Policia kane pas informatën për vendndodhjen e të kërkuarit F.D., por nuk kane arritur ta kapin. I njëjti është ne kërkim nga policia” ka thënë Agim Gashi zëdhënës i policisë për regjionin e Ferizajt.

Sipas ligjit në  momentet kur gjykimet janë të plotfuqishëm policia dërgon në vuajtje të dënimit personat e shpallur të pafajshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme