Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Grupi Parlamentar i AAK-së është unik në votën pro demarkacionit.
Kjo do të thotë se për demarkacionin do të votojë edhe deputetja e rikthyer Donika Kadaj-Bujupi, e cila sa ishte në Vetëvendosje ishte kundër demarkacionit.
“Kemi biseduar me të gjithë deputetët dhe jemi pro”, ka thënë Haradinaj para fillimit të seancës.
Donika Kadaj – Bujupi ka qenë e dënuar pë hedhje të gazit lotësjellës kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Së fundi Kadaj – Bujupi është kthyer në AAK pasi dy vite ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.