Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi derisa ka folur për transformimin e FSK-së, ka thënë se nuk e njeh Hashim Thaçin për president.
“Thaçi nuk është presidenti im”, ka thënë Kadaj-Bujupi, njofton Klan Kosova.
Këtë ajo e ka thënë duke u lidhur se Thaçi për ligjin për transformimin e FSK-së është konsultuar vetëm me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.
Nait Hasani, ka ndërhyrë në këtë rast, duke i thënë Kadaj-Bujupit, se ai e njeh Isa Mustafën për kryeministër edhe pse nuk vjen nga partia e njëjtë me të.