Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një gabim qesharak në fjalinë e parë të seancës solemne për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk është hera e parë që kryeparlamentari Veseli bën gabime gjatë udhëheqjes së seancave.
Në fjalimin e tij hyrës fillimisht i përshëndeti mysafirët special, por kur erdhi radha te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Veseli iu drejtua: I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama.
Sigurisht që në sallë plasën të qeshurat. Ndërsa Veseli tha se do të mundohet t’i përmend të gjithë edhe me gabime edhe pa gabime.