Kadri Veseli i reagon NATO-s dhe BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të trajtojë seriozisht taksën çështjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, teksa ka akuzuar BE-në për trajtim të pabarabartë deri më tani.

Veseli, në një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është shprehur se taksa nuk do të tërhiqet.

“Kjo masë tregon se bllokimi sjell vetëm bllokim të dy anshëm. Kemi pritur reflektim balancues të Bashkimit Evropian për këtë situatë, por nuk kemi pritur që Bashkimi Evropian të reagojë vetëm ndaj nesh. Thirrjet e Serbisë për heqjen e taksës dhe thirrjet e bashkësisë evropiane, po shqetëson edhe më tej qytetarët e Kosovës”, u shpreh Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme