Kadri Veseli mbledh PDK-në, i ka disa fjalë për Gjykatën Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se askush nuk duhet të shashtiset nga gëzimi i formimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, poashtu askush nuk duhet t`i frikësohet kësaj gjykate.

“Askush nuk duhet shashtisur nga gëzimi për këtë gjykatë, por as ti frikësohet. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër”, tha Veseli duke folur për natën ku u tentuat të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Këto komente ai i bëri pas takimit përmbyllës për këtë vit të Këshillit Drejtues të PDK-së, njofton Klan Kosova.

Deklarata e tij erdhi një javë pas nismës në Kuvend për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme