Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ta vizituar ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin, i cili është duke u trajtuar për shkak të sulmit në tru, raporton Indeksonline.
Veseli bashkë me zyrtarë tjerë të partisë ka shkuar në QKUK rreth orës 20:20 për të parë bashkëpartiakun e tij./Indeksonline/