Kadri Veseli vjedhi planin për ulje të rrogës nga LVV?

Kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për t’ia ulur pagën vetes dhe deputetëve bëri ‘bujë’ në publik. Mirëpo, një ide e tillë sic duket është e vjedhur, përcjellë Sakte.net

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, kryekuvendari ka spiunuar planin e VV për zvogëlim të pagës.

Ramadani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se uljen e pagës së Veselit e kanë diskutuar në një punëtori për ligjin për pagat.

“Aktualisht ndodhem me një punëtori për ligjin për pagat. Këtu kemi diskutuar gjatë që të ulet koeficienti nga 11 në 9 që do t’ia ulte pagën Kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli për 478 euro.

Propozimi i tij është hipokrit dhe reaksion ndaj një vendimi që duhej të merrej, thuhet në postimin e Ramadanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme