Kadrijaj: Në asnjë mënyrë në Qeveri me Kurtin, nuk shkojmë në bisedime me ta

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka përjashtuar mundësinë e çdo bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosj, duke thënë se AAK mbështet një qeveri të opozitës, por jo me pjesëmarrjen e VV-së.

“Nuk po shohim ndonjë zgjidhje, por jemi për Qeverinë e opozitës,” tha Kadrijaj,

Ajo ka theksuar se partia e saj mbetet e hapur për bashkëpunim me subjektet opozitare, por me një vijë të kuqe të qartë ndaj VV-së.

“Në asnjë mënyrë në Qeveri me Kurtin dhe nuk shkojmë në bisedime me ta” shtoj ajo për FrontOnline.

Kadrijaj përjashtoi kategorikisht edhe pjesëmarrjen në takime politike ku merr pjesë Vetëvendosje.

“JO, nuk do të merrnim pjesë në një Qeveri ose takim, ku prezente është VV.” përfundoi Kadrijaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme