E ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, avokatja e AMT Adriana Kalaja ka komentuar kallëzimet e tjera në SPAK, ku denoncohen aferat e kryebashkiakut Veliaj.
Kalaja: Ajo që ndodhi me zyrtarët e Bashkisë së Lushjes duhet përshëndetur pasi ne na jep shpresë çdo lëvizje që shkon në krah të interesave të qytetarëve, që shkon kundra zyrtarëve që abuzojnë me ligjin, shprëdorojnë detyrën, kryejnë vepra të rënda si korrupsioni pasiv, pabarazia në tendera etj.
Nga ana tjetër uroj shumë që kjo te mos jetë një shoë i radhës, pasi me keqardhje konstatoj se detyrat funksionale të qeverisë, të gjykatave, të SPAKU-t, të Kuvendit, jemi mësuar sidomos pas vitit 2013 ti shohim me aksione. Më bënë habi deklaratat e aksionit për energjinë elektrike. Në fakt ajo është detyrë sistematike e shtetit. Për atë pune ne paguajmë taksa dhe tatime. Për këtë fakt SPAK ska pse bënë aksione të veçanta në Lushnje, apo mega operacioni me anti-mafian italiane, por është pjesë e detyrës funksionale për të cilën shërbeu dhe reforma në drejtësi.
SPAK nëse do hetonte të 9 kallzimet e bëra nga Aleanca për Teatrin që janë të lidhura me teatrin, të cilat përmbajnë shumë vepra penale dhe u janë drejtuar mesatarisht 280 zyrtarëve të lartë, ku këto 9 kallzime tona, janë bashkuar me kallëzimet e PD dhe KLSH, do e kishte shumë të lehtë.
Mendoj se SPAK e ka shumë të lehtë të vërtetojë shkeljet dhe përfshirjet e zyrtarëve dhe kryetari i Bashkisë Tiranë. Kryetari i bashkisë edhe pas vendimit të GJK tregon qasje që nuk njeh vendimin e gjykatës dhe nuk do e zbatojë atë.
Në shtator të 2019 SPAK nuk ishte formuar akoma, por ne kemi denoncuar aferën korruptive të pagesës së akomodimit në hotelet e Spanjës, nga ortaku i shoqërisë Fusha SHPK në favor të nënkryetarit të bashkisë Arbian Mazniku. Një argument shumë bindës ishte mënyra sesi funksiononte Bashkia Tiranë me kompaninë Fusha SHPK, e cila në çdo kontratë fituese ishte e vetme nëpërmjet falsifikimeve të datave të konkurseve, të zarfave etj. Vetëm në vitin 2018, Fusha SHPK si pasojë e shtesave të kontratave kishte përfituar 1.8 miliardë lekë.
© SYRI.net