Kalimi ilegal mes premtimeve – Kryetarët ndërrohen, arsyetimi nuk ndryshon

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski së fundmi paralajmëroi se kalimi ilegal i këmbësorëve në Bit Pazar duhet të mbyllet.

Megjithatë tha se pret mendim nga sektori i qarkullimit në Qytetin e Shkupit nëse do të ishte më mirë që të mbyllet kalimi dhe të lëshohet ura në përdorim apo anasjelltas.

Por Gjorgjievski nuk është i vetmi që ka premtuar zgjidhje. Para tij “do të ketë zgjidhje së shpejti” e kanë thënë edhe disa kryetarë të tjerë të Shkupit e të Çairit.

“Nëse konstatojnë se ura është e papërdorshme atëherë ta mbyllim zyrtarisht dhe ta lëshojmë kalimin për këmbësorë, e nëse është e kundërta, atëherë ta mbyllim vendkalimin dhe qytetarët të shfrytëzojnë urën. Kjo gjendje së shpejti do të konstatohet dhe besoj se këtë pranverë ky problem do të ketë zgjidhje”, pati thënë Petre Shilegov – Ish kryetar i Shkupit.

“Kjo është punë e MPB-së. Mbikalimi e di që është jofunksional, ai nuk ka kaluar në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Qytetarët nuk e shfrytëzojnë, sepse nuk është funksional. Tek ne Qytet po punohet në zgjidhje serioze”, ishte shprehur asokohe Danella Arsovska – Ish kryetare e Q.të Shkupit.

“Unë jam i mendimit që përkohësisht ta mbyllim atë urë dhe vendkalimin, apo zebrat ti legalizojmë, në atë vendkalim ku kalojnë qytetarët të vendosim zebra apo edhe semafor së bashku me zebra”, pati thënë Visar Ganiu – Ish kryetar i Çairit.

Ndërkohë tregtarët që gravitojnë në Bit Pazar dhe Çarshi kanë theksuar se kalim më së miri do të ishte të legalizohet, pra të vendosen vizëbardha dhe semaforë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme