Kalimi nga puna “tradicionale” në atë “moderne”, si COVID-19 ndryshoi peisazhin e profesionit për 29-44 vjeçarët

Periudha e COVID-19 ndikoi tmerrësisht shumë në mënyrën e të zhvilluarit punën, e kjo falë afrimit të mundësive të reja që teknologjia ofron çdo ditë e më shumë.


Një “sfidë” ka qenë për gjeneratën “Millenials”, ose në shqip “Mijëvjeçarët”, që i përkasin moshave 29-44 vjeç.

Deri para kohës së karantinës, ky brez ishte mësuar që të bëntë punën në mënyrë “tradicionale”, pra vinte në mëngjes në zyrë, ulej para kompjuterit, punonte për 8 orë si robot e më pas dilte i rraskapitur nga puna.

Për shkak të karantinës, kjo rutinë ndryshoi, pasi punonjësit u detyruan të punonin nga shtëpia, nga kompjuterat e tyre. Në fillim të gjithë kishin vështirësi për t’u mësuar me këtë rutinë, por me kalimin e kohës duket se ata u mësuan me rehatinë që shtëpia të ofronte.

Për shumë profesionistë të këtij brezi, ideja e kthimit në mënyrën “tradicionale” duket se i “tremb” paksa, për shkak se bie ndesh me nevojat dhe dëshirat e tyre të përditshme, duke bërë që ata të adaptohen, apo të kërkojnë mundësi të reja pune që ofron më shumë fleksibilitet, duke përdorur mjetet digjitale dhe rrjetet e tyre sociale, të cilat këto të fundit janë bërë tashmë një burim i mirë i të ardhurave për ata qe dinë ta përdorin efektivisht.

Business Insider, ka publikuar rastin e një personi që i përket brezit “Millenials”, me profesion IT, i cili punon edhe nga një zyrë në mënyrën tradicionale, pra 9-5, dhe me kohë të pjesshme nga shtëpia.

Ai është shprehur për BI se të ardhurat nga dypunësimi i ka lejuar atij dhe gruas që të shlyejnë pagesat e kredisë e të jetojnë mjaftueshëm mirë.

“Pavrësisht stresit të shtuar, nuk e imagjinoj dot të rikthehem vetëm në punën e zyrës”, u shpreh ai.

Ajo se çfarë e streson këtë brez tanimë që janë mësuar me alternativat që bota digjitale ofron, është rikthimi i politikave strikte të kompanive për të punuar vetëm nga zyra, gjë që sipas tyre nuk u leverdis më.

“Mijëvjeçarët” kanë arritur të fitojnë një pavarësi që pas COVID-19. Kjo pavarësi lidhet me mënyrën se si ata mund të kalojnë më shumë kohe me familjen e tyre, apo të punojnë nga çdo vend i botës pa u shkëputur nga puna për shkak të mundësive që ofron interneti sot.

Duket se kthimi në zyrë për gjatë gjithë ditës nuk është në interesin e tyre më të mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme