Kallëzim ndaj ish-ndihmës ministres së brendshme, dyshohet për punë të pandërgjegjshme

Gazetare: Linda Ebibi

Policia i ka ngritur kallëzim penal ish ndihmës ministres e angazhuar për Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë, Suza Trajkovska. Dyshimet e dikasterit të brendshëm janë se ajo gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin ka vazhduar trajnimin e kandidatëve për policë.

“Personave me të cilët MPB kishte lidhur marrëveshje për trajnim fillestar për policë (gjenerata 2023/2024) ju ka mundësuar ta vazhdojnë trajnimin edhe përkundër faktit se marrëveshja me ato ishte abroguar sepse nuk i kishin arritur pikët e nevojshme për të vazhduar trajnimin në nivel tjetër. Ajo me vetiniciativë ka vendosur që t’ia vazhdon trajnimin duke ia pranuar ankesat dhe duke i ritestuar dhe duke nënshkruar marrëveshje pune me ato edhe pse në situata të tilla ligji parashikon që kontesti të zgjidhet në rrugë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Veprimet e Suza Trajkovskas sipas policisë kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Brendshme rreth 190 mijë denarë, për shkak se i ka mundësuar kandidatëve për policë që të vazhdojnë trajnimin dhe të qëndrojnë në Qendrën e Trajnimeve duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin e për to. Suza Trajkovska në këtë pozitë u zgjodh në kohën e ish ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Ajo ishte edhe paraprakisht e punësuar në Qendrën për Trajnime në Idrizovë. Në vitin 2020 opozita e atëhershme kishte reaguar ndaj emërimit të saj në këtë pozitë pasi sipas tyre, Trajkovska ishte kryetare e forumit të gruas në LSDM për degën e Gazi Babës dhe funksioni i saj në MPB bie në kundërshtim me ligjin. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme