Kallëzim penal ndaj Faton Fetahut, asistent personal i ministrit të Arsimit

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional, sot do të mblidhet para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku aty do të ngritet kallëzim penal ndaj Faton Fetahut, asistent personal i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami

Pas reagimit të Asociacionit për Arsim, ku për qëllim kanë mbrojtjen e interesave të studentëve të cilët janë mashtruar nga shteti duke u regjistruar në fakultete publike, mirëpo këto fakultete nuk kanë qenë të akredituara, duke lënë kështu qindra dhe mijëra studentë me diploma të lëshuara po nga këto universitete shtetërore, por të cilat nuk kanë vlerë juridike pasi që Kosova nuk i njeh këto diploma të cilat para pak kohe i ka lëshuar.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të parapara me statutin e Asociacionit, zyrtari me pozitë “Asistent teknik” i ministrit të Arsimit, me fyerje të ulëta ka bërë përpjekje që të parandalojë Asociacionin në zbatimin e kompetencave të saj.

Kallëzimi penal ndaj asistentit Faton Fetahu, do të mbahet sot në orën 13:00 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme