Policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër një ish-drejtori të shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, i cili në mënyrë të paligjshme ka punësuar 127 persona dhe e ka dëmtuar buxhetin me rreth 350 mijë euro, njoftoi MPB. Personi i kallëzuar, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, gjatë periudhës 2020 deri më 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme pune dhe ka bërë punësime pa pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë, dhe pa miratim nga Ministria e Financave. Sipas konstatimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, drejtori ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për transformim të marrëdhënies së përkohshme në marrëdhënie të rregullt pune.