
Është ngritur kallëzim penal ndaj katër persona pas aksidentit të trafikut në Shkup në të cilin jetën e ka humbur një grua 79 vjeçare. Drejtuesi i veturës me iniciale S. S. 18-vjeç, pasi ka goditur viktimën me veturë, ka ikur nga vendi i aksidentit.
Policia e ka identifikuar atë përmes kamerave të “Safe City” dhe kamerave të tjera të sigurisë kurse kur kanë shkuar ta kërkojnë në shtëpi, është konstatuar se i dyshuari është arratisur jashtë shtetit së bashku me të atin e tij, B. S. 45 vjeç. Policia ka arrestuar Sh.P. dhe A.J. për shkak se kanë ndihmuar të dyshuarit të arratisen. Ndaj dy të arratisurve është shpallur fletarrest.



