Kallëzim penal për një banor të Butelit për deponim të paligjshëm të mbeturinave në Karposh

Inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit kanë kapur një banor të Komunës së Butelit duke hedhur sasi të mëdha të mbeturinave në territorin e Komunës së Karposhit, afër Vizbegut. Ndaj tij do të kallëzohet për shkak të rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si dhe për ndotje të konsiderueshme të ajrit, ujit dhe tokës.

Kjo vepër dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Inspektorët e kanë gjetur personin në momentin e krijimit të një deponie të egër dhe djegies së mbetjeve. Qyteti i Shkupit ka bërë të ditur se këtë vit ka ngritur disa kallëzime penale për raste të ngjashme, ndër të cilat edhe hedhja e mbeturinave të rrezikshme dhe kancerogjene.

Nga aty theksojnë se gjatë fundjavës kanë sanksionuar mbi 20 persona për shkelje të ngjashme, duke theksuar se për situata të tilla reagon vetëm Bashkia, ndërsa institucionet e tjera nuk veprojnë sipas detyrimit ligjor. Autoritetet e qytetit apelojnë Qeverinë për një qasje serioze ndaj problemit të hedhjes së paligjshme të mbeturinave dhe për aktivizimin e institucioneve të tjera kompetente për kontroll më të mirë të situatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme