Ka reaguar për herë të parë SPAK mbas marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përshkrimi i veprimeve hetimore nga ana e SPAK vjen pak orë mbasi kryebashkiaku në mbledhjen e Këshillit bashkiak tha se ishte denoncuar nga një qytetar anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili shtoi se Veliaj është një personazh që nuk ekziston.
SPAK shpjegon se informacioni për referimin e veprave penale ka marrë shkas nga kallëzimi i këtij shtetasi të vet-identifikuar, por hetuesit e BKH pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar të dhënat mbi bazën e të cilave është regjistruar procedimi penal i mësipërm.
Kjo gjë siç shpjegon SPAK zyrtarisht ka ndodhur në datën tetë dhjetor.
“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak nga provat e grumbulluara është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me vetëm me veprën e korrupsionit, por edhe të korrupsionit aktiv”, shton SPAK, duke mos lënë pa numëruar edhe dy veprat e tjera të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë ose fshehjes.
Këto vepra, thekson SPAK, janë pasqyruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale, thotë Prokuroria e Posaçme duke lënë të kuptohet se ende nuk ka shënuar emra konkretë të dyshuarish.
Top Channel