Kallëzime penale për disa gastronomë në Koçan, Kërstevski: Fitimi, më i rëndësishëm se shëndeti

Në Koçan, institucionet vazhdojnë të lejojnë që gastronomët të punojnë pa i plotësuar kushtet. Kreu i Komunës Venko Kërstevski dorëzoi disa kallëzime penale për disa objekte gastronomike duke pyetur inspektoratin e tregut dhe Agjencinë e ushqimit se si është e mundur të punojnë gastronomi që janë ndërtime ilegale, të merret leje nëse kuzhina është ndërtim pa leje, të lejohet puna nëpër kuzhina ku orëmatësit e rrymës dhe shporeti janë në një afërsi të konsiderueshme, dhe raste të tjera. Kërstevski tha se edhe më tej bëhen elaborate që nuk pasqyrojnë realitetin.

“Me keqardhje mund të konstatoj se gastronomët që punojnë joligjërisht dhe jashtë rregullave, më të rëndësishëm e kanë përfitimin personal sesa sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Rrezikohen banorët afër mirëpo edhe vizitorët e këtyre objekteve. Unë si kryetar këtë nuk do ta toleroj sepse kjo është periudha më e vështirë e historisë modern të Koçanit. Pas asaj tragjedie nuk guxojmë të heshtim dhe të lejojmë që institucionet të mos funksionojnë edhe më tej, prandaj unë dorëzoj kallëzim penal ndaj gastronomëve dhe shpresoj në reagim të shpejtë dhe efikas nga prokuroria me qëllim që të mos na ndodhë një Puls i dytë”, deklaroi Venko Kërstevski, Kryetar i Koçanit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme