Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 6 pedagogëve dhe sekserit të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, të cilët akuzohen për korrupsion.
Ndaj pedagogëve është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa sekseri Gazment Hodaj është lënë në burg.
Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri Gazment Hodaj.
Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Ndërkohë 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë pezulluar nga detyra.
Pedagogët
- Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
- Gazment Hodaj, sekseri
8- Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur ne kerkim)