Kamçev, marrëveshje për rastin “Perandoria”

Orce Kamçev dhe partneri i tij i biznesit Nenad Josifoviq kanë rënë në ujdi me prokuroren Lile Stefanova, e cila punon në hetim për rastin Perandoria. Sipas prokurorisë, ata kanë rënë dakord të dënohen me një vit burg, ndërsa do t’u llogaritet edhe koha e paraburgimit. Krahas dënimit me burg,

Kamçev përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike në buxhetin e shtetit do të paguajë edhe 5.1 milionë euro. Gjykata Penale i pranoi të dyja ujditë. Veprat penale që ishin objekt hetimi në rastin “Perandoria” kanë të bëjnë me bashkim kriminal, dëmtim apo privilegj për kreditorë, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe pastrim parash. Aktakuza për këtë rast mund të pritet deri në fund të majit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme