Kamionçina hyn në mes të paradës së LGTBQ, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamionçinë hyri mes turmës së paradës së komunitetit LGTBQ që po mbahej në Florida. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Wilton Manors, kur parada e Stonewall sapo kishte nisur.

Sipas mediave, një makinë që ndodhej në radhë me mjetet e tjera në paradë doli me shpejtësi nga rreshti dhe përplasi pjesëmarrësit. Ende është e paqartë nëse akti ishte i qëllimshëm.

Kryebashkiaku Dean Trantalis e konsideroi incidenti një akt terrorist kundër komunitetit LGTBQ, ndërsa mësohet se shoferi ka thënë që nuk kishte qëllim të vriste njeri, por thjesht këmba i ngeli mes pedalit të gazit dhe atij të frenave./A2CNN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme