Partia e Lirisë nis sot aktivitetin e kampit të Jalës, ku të rinjtë mblidhen dhe diskutojnë mbi tematika të ndryshme.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në Facebook një video nga bregdeti i Jalës.
Ai shprehet se është i lumtur që kthehet në kamp pas 5 vitesh, për shkak të detyrës së tij si President.
“Të dashur miq mirëmbrëma, ju përshëndes nga Jala. I lumtur të rikthehem këtu pas 5 vitesh. Me të rinjtë e Partisë së Lirisë, partia e Rinisë” – tha Meta./GSH