Kanabis, armë e municion, arrestohen tre persona

Policia e Pukës ka goditur një rast në fushën e narkotikëve nga ku tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht.

Shtetasit e arrestuar janë F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç. Ndërsa është proceduar penalisht shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve, sipas policisë, është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmndur .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme