
LSDM-ja sot përsëri pyet: “Si është e mundur që pesë tonelata drogë të kalojnë përmes kufirit të Maqedonisë pa mbajtur askush përgjegjësi?” Ata aludojnë në atë se institucionet vendase kanë ndihmuar në eksportin ilegal të drogës së konfiskuar në Serbi.
“Nuk ka të arrestuar, nuk ka të dyshuar. Ka vetëm defokus. Nga fotografitë e publikuara mund të shihet se droga e sekuestruar në Serbi ishte e paketuar në kuti të mëdha kartoni me përmasa 60 me 40 centimetra, me nga 4 deri në 5 kilogramë marihuanë në qese najloni. Kjo do të thotë shumë dërgesa dhe shumë automjete, kamionë. Pesë, dhjetë, ndoshta edhe më shumë kamionë të mëdhenj duhej ta kalonin kufirin. Si?” – Sasha Dimitrijeviq – Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.



