Edhe Gjermania është e interesuar për ngritjen e qendrave të azilit në Shqipëri, duke ndjekur modelin italian.
Kështu ka deklaruar kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një kongresi të socialistëve europianë në Spanjë.
Sipas gazetës gjermane, Welt, kancelari tha se është i hapu ndaj planeve italiane për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.
Sipas Scholz, rregullore të tilla janë të mundshme. “Ne do e ndjekim nga afër këtë çështje”, theksoi kancelari.
Edhe në Gjermani prej javësh po zhvillohen diskutime nëse procedurat e azilit mund të fillojnë të kryhen jashtë BE-së.
© SYRI.net