
Kandidati i LSDM-së për numrin një të komunës së Gazi Babës, Vllatko Mitovski, në tubimin e mbajtur para banorëve të kësaj komune premtoi kthesë të madhe në këtë komunë, duke u zotuar se në vend të deponive dhe papastërtisë, do të krijojë zona të gjelbra dhe parqe. Ai nënvizoi se në 100 ditët e para pas marrjes së mandatit, do të angazhohet për heqjen e të gjitha deponive jolegale.
“Së bashku me ju, e filloj këtë luftë, për një komunë që do të jetë shembull dhe jo ankesë, për komunë që do të jetë e pastër, moderne dhe krenare. Në mandatin tim 4 vjeçar, menjëherë pas 19 tetorit, qytetarët e Gazi Babës do ta shohin shkëlqimin e vërtetë të komunës. Deponitë jolegale do të jenë e kaluar, në 100 ditët e para. Komuna që krijonte mbeturina, do të krijojë zona të gjelbra dhe parqe. Do të ndërtojmë stacionin tonë për kafshë endacake dhe Gazi Baba do të bëhet komuna e parë me zero qenë endacakë”, tha Vllatko Mitovski, Kandidat i LSDM-së për Gazi Babën. /Alsat.mk



