
Kandidati i pavarur për Vrapçishtin, i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe ASH-ja e Selës, Zulhajrat Demiri vazhdon aktivitetet për zgjedhjet e 11 janarit. Ditë më parë realizoi takim me banorët e fshatit Gjurgjevishtë. Demiri u zotua se ky fshat do të jetë në agjendën e tij dhe të komunës së Vrapçishtit, ndryshe nga harresa dhe lënia pas dore siç tha ai e këtij fshati nga udhëheqësia e kaluar. Në këtë fshat do të ringjallim dhe do e revitalizojmë ashtu siç e meriton ai, theksoi Demiri. /Alsat.mk



