Kandidati i Vetëvendosjes ofendon rëndë popullin: Mu.. po lypin mileti, mu.. jepju

Njëri prej kandidatëve të Vetëvendosjes për Parlament ka shkruar se është i çuditur se çka po kërkon populli. Ka cituar një fjali që e ka dëgjuar ku thuhet se “Mu.. po lypin mileti, mu.. jepju”. Këtë rast e ka ndërlidhur me anëtarët e partive tjera që po shkojnë pas tubimeve elektorale.
Krejt këtë, Driton Tali e ka vlerësuar se problemi është te populli. Ka thënë se diçka me popullin nuk është mirë.

“ M.t po lypin (mileti) m.t jepju! Kur e pata degjuar per here te pare kete thenie nga nje prof i universitetit koxha gerditshem me pati tinglluar. Kjo fushate po ja jep kuptimin kesaj thenie. Si eshte e mundur ky milet tashti me shku pas atyre qe deri dje i mallkonin pse e sollen Kosoven ne kete situate?”, ka shkruar Tali.

“Dicka seriozisht nuk eshte ne rregull me kete popull!!”, ka shtuar ai.

Driton Tali ka ndërruar tri parti deri tash. Së pari iu pat bashkuar AKR’së se Behgjet Pacollit dhe pati marrë pozitën e deputetit.

Pastaj, Driton Tali, pati kaluar në AAK, në nëntor të vitit 2010, ku kishte lartësuar Ramush Haradinajn.

“Aderimi im në Aleancë nuk është diçka e pa natyrshme, por është diçka e natyrshme, duke marrë parasysh sjelljet e mija në parlament, por edhe sjelljet e Aleancës në parlament, gjithnjë i referohem legjislacionit të fundit. Sigurisht një arsye shumë e veçantë është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje sipas mendimit tim janë kurdisur qëllimisht që të shfrytëzohet mungesa e zotit Haradinaj, i cili pritet të vijë së shpejti në Kosovë”, kishte thënë Tali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme