Kandiq pyet mandatarin e qeverisë së Serbisë: Vuçeviq të tregojë ku janë varrosur trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit

Shefi ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, tashmë i mandatuar për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duhet të tregojnë se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi, që ishin vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në platformën “X” ka shkruar se këta dy zyrtarë serb duhet të përgjigjen në këtë pyetje.

“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jogosllavisë, më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë (Kosovë)”, ka shkruar ajo.

 

Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiqi, u tha se Millosh Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme