Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Patosit, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje një kallashnikov.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Igli Rapa.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan një ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç”, njofton policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Njoftimi i policisë
Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.
Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme