Një ditë pas urdhrit të Arta Markut për hetim displinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, këta të fundit sot kanë paditur kryeprokuroren e përkohshme, duke e akuzuar për shpërdorim detyre ndërsa kanë ngritur edhe padi civile për shfuqëzimin e urdhërit të Markut.
Hetimi disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda nisi kur ata refuzuan të bëhen pjesë e një shorti për caktimin e prokurori tjetër për pretencën e Emiljano Shullazit. Urdhri u dha nga Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.