Kaos në stacione/ Qytetarët me orë të tëra në pritje të urbanit, transporti publik ‘përgjysmon flotën’, paralajmëron dyfishim të çmimit

Një numër i madh njerëzish kanë mbetur ditën e sotme në stacione duke pritur autobusin, gjë e cila ka krijuar situatë të rrëmujshme dhe shqetësuese për qytetarët. Transporti publik sot nuk është në funksion të plotë prej rritjes së çmimit të naftës.


‘Unioni i Transportit’ ka bërë të ditur se nëse situata do të vazhdojë kështu, mund të ketë rritje të çmimit të biletës. Një alternativë e tyre është që çmimi të dyfishohet duke shkuar në 80 lekë.

‘Çmimi i biletës mund të shkojë 80 lekë. Sot nuk është shërbimi i transportit publik, ka vetëm disa autobusë që qarkullojnë. Na vjen keq po kjo është mënyra që ne kemi.‘- tha Memaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme