Kaos në stacionet e autobusëve në Shkup, mungesa e shumë linjave shkakton tollovi

Gazetar: Avni Tahiri

Kjo ishte gjendja sot me autobusët e qytetit te Shkupit. Qytetarë të moshuar, shtatzëna, të sëmurë dhe nxënës që ishin vonuar për në shkollë, të gjithë pritnin të gjejnë një vend në autobusët e stërmbushur dhe të arrijnë në destinacionet e tyre.

E përderisa qytetaret shtyheshin të gjejnë një vend në autobusët e rrallë, disa tjerë mbeten në pritje për autobusin e radhës.

E në pritje ishte edhe votimi i buxhetit subvencionues të NQP-së e që ishte caktuar në seancë të jashtëzakonshme. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska menjëherë rikujtoi për premtimet këshilltarët e VMRO DPMNE-së.

“Si doni që 220 autobusë të transportit publik të zëvendësohen me 250 autobusë te rinj, e që ju nuk i votoni, të ndërrohen kur nuk janë. Ato programe ju i sollët nga dera në derë, çdonjëri Mickovist, shkonte së bashku me mua dhe i premtonte këto gjëra, qytetarët do t’i kërkojnë nga ju por edhe nga unë, unë fotografitë do i shpalos të tregoj se ai i premtoi”, deklaroi Danela Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.

Seanca e jashtëzakonshme për rritjen e buxhetit subvencionues të NQP-së ishte paraparë që të jetë 110 milionë denarë apo nga 440 milion denarë siç ishte deri më tani të bëhet 550 milionë denarë. Mjetet parashikojnë mbulimin e shpenzimeve dhe pagave të punonjësve të NQP-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme