Kaos para sallës Boris Trajkovski, ku shpërndahen vauçerët për inverterë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Radhë të gjata pritjesh, tensione, e turma të mëdha qytetarësh para sallës sportive, Boris Trajkovski në Shkup.

Qindra qytetarë janë mbledhur në një vend, në pritje për t’u pajisur me vauçerët për klimat inverterë. Disa nga qytetarët kanë humbur deri në 3 orë duke pritur në radhë, ankohen se nuk është në rregull që të presin kaq gjatë, duke pasur parasysh faktin se është ditë pune. Njëri nga të anketuarit e Alsat, tha se një qytetar madje ishte alivanosur derisa po priste në radhë.

“Kjo nuk është në rregull, asgjë nuk është në rregull, e shihni sa shumë turma. Më mirë komuna ta kishin bërë se kështu. Njërit i ra të fikët këtu, erdhi ndihma e shpejtë e mori. Ja shikoni gjithë ato njerëz presin, për çka, kjo nuk është në rregull. Ta kishin bërë nëpër komuna më mirë kish qenë. Tre orë jam këtu dhe akoma nuk kam ardhur në radhë”, u shpreh një qytetar.

“orë për askund…Nuk është në rregull, por çfarë të bëjmë. Nuk është në rregull. Shumë kohë humbim, nuk është aspak në rregull që presim, por askush nuk beson”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk e di a do të mund të gjejmë klima…”, tha një qytetar.

“Le të vjen mashtruesi të vijë e të na pyes… Dikush po luan me ne…
Përse thoni kështu?
Shumë punë janë, le të vjen ai që i ka menduar këto punë dhe le ta thotë”, theksoi një qytetar.

“Dy orë. Dy orë prisni?
Po”, përgjigjet një qytetar.

Masa për ndarjen e vauçerëve, në vlerë nga 23-45 mijë denarë, u miratua nga Qeveria e kaluar, por procesin e ndarjes e zbaton ministria e sapokrijuar e Energjetikës. Numri një I kësaj ministrie, Sanja Bozhinovska, tha se tërheqja e vauçerëve mund të bëhet deri në fund të muajit dhe ftoi qytetarët të organizojnë kohën me qëllim shmangien e turmave. Lidhur me ankesat për ndarje jokorrekte të vauçerëve, Bozhinovska hedh topin te komisioni 5 anëtarësh i ministrisë së Ekonomisë.

“Unë dëgjova se ka disa ankesa dhe unë i inkurajoj të gjithë ata që vlerësojnë se nuk ishte në rregull procesi, të na drejtohen zyrtarisht, dhe ne do të reagojmë te shërbimet ligjore sepse siç thash, ne aspak nuk ishim të involvuar në këtë proces, ne vetëm i morëm emrat e atyre që kanë marrë vauçerët dhe emrat e kompanive që do t’i ndajnë”, deklaroi Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjetikës.

Bëhet fjalë për 6 182 vauçerë, për të cilën janë paraparë 155 milionë denarë. Procesi ka filluar nga ministria e ekonomisë, në shkurt të këtij viti. Ministrja Bozhinovska vlerëson se është e mjaftueshme koha për tërheqjen e vauçerëve deri më 30 nëntor, por nuk e përjashton mundësinë që afati të zgjatet nëse paraqitet nevoja. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme