Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Miradi e Ulët e Fushë Kosovës, ekipi policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike.
Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis.
Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.