Policia e Kosovës ka konfiskuar 31 kilogramë marihuanë, të cilën e ka gjetur në një veturë të tipit “Passat” në Komoran të Drenasit. Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, për rastin janë arrestuar dy persona.
Substanca narkotike është gjetur në dy thasë.
Ajo është gjetur në “Passatin” me targa vendore, ndërsa është konfiskuar edhe një veturë e një shtetasi të Shqipërisë. Janë konfiskuar edhe dy telefona celularë, 1050 euro e 13500 lekë.
Është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit nga Kosova dhe është sekuestruar edhe një veturë e tretë, në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.