Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në Ferizaj rreth orës 11:00 të ditës së sotme.Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e pranuara sot rreth orës 11:00, ka ndaluar gjashtë persona të cilët dyshohet se në mënyrë ilegale kanë hyrë brenda territorit”.
“Personat e dyshuar tanimë të ndaluar nga policia, janë shtetas të huaj”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.Klan Kosova mëson se personat e arrestuar janë nga Irani dhe që janë zënë nga policia derisa po qëndronin brenda një maune me mall.