Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi. Kapet në Athinë mbi 1.2 ton drogë. Operacioni është zhvilluar ditën e shtunë dhe është bërë publik sot. Një rulote ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi e duke vazhduar udhëtimin.
Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës kanë ndaluar ruloten në Athine dhe gjatë kontrollit kane zbuluar në vende të përshtatura enkas, 1 ton 145 kg marijuane si dhe 68 kg hashash çokollatë dhe 918 gram vaj hashashi.
Droga mësohet se ka kaluar mesditën e së shtunës nga pika e Qafë-Botes. Vlera e drogës kap 1 mln 730 mije euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e tyre.