Kapet në Gjermani shqiptari i kërkuar në gjithë Europën, kishte ndryshuar edhe emrin

As identiteti i ndryshuar nuk i ka bërë punë, shqiptarit 28- vjeçar për t`iu shpëtuar urdher-arrestit te leshuar nga Itali. Kur ai po provonte që së bashku me një shok të tij të transportonte nga Franca në Itali, një makinë, Policia gjermane i ra në gjurmë, shkruan pnp-de.

Ajo e zbuloi gjatë një kontrolli në autostradën A8 të Gjermanisë. Atë ishte duke e kërkuar policia italiane me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2016.

Veprat penale që i ngarkohen kanë ndodhur në vitin 2010, kur ai kishte plaçkitur me thyerje, një numër shtëpish në Itali. Gjatë këtyre sulmeve ai vidhte në radhë të parë stoli dhe sende të tjera me vlerë.

Përfundimisht të martën policia ka krahasuar shenjat e tij të gishtërinjve me ato të fletarrestit të lëshuar nga Italia. Pas arrestimit, autoritetet gjermane pritet të vendosin për ekstradimin e tij në Itali.

Nga problemet e personit në fjalë e ka pësuar dhe shoqëruesi i tij. Duke qenë se ai po ashtu kishte kryer vepra penale në Itali dhe ndaj tij ishte marrë një masë ndalimi për hyrje në Zonën e Shengenit, ai po hetohet për udhëtim ilegal në këtë zonë.

Për këtë arsye ai është dënuar me kthim të menjëhershëm në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme