Kapet në Morinë me 55 kg kanabis për në Kosovë, arrestohet shoferi

Një person i cili tentoi të kalojë për në Kosovë me 55 kilogram kanabis u arrestua ditën e djeshme në pikëkalimin Morinë/Vërmicë . Në mjetin e tij tip Opel Meriva, A.K., u kap me 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Në një kontroll të përbashkët me autoritetet kosovare u konstatua se A.K., kishte fshehur sasinë e drogës në një pjesë të markuar në dyshemenë e automjetit. Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme