Një sasi e madhe droge është gjetur në zonën e Karaburunit në Vlorë.
Burime nga policia thonë se janë kapur më shumë se 500 kilogramë kanabis sativa.
Droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.
Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen.
Ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar.